Inspektorët e arrestuar me urdhër të SPAK, u kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku
Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.
BalkanWeb mëson se arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.
Fraksion.com

