AktualitetTë fundit

U arrestua në malin e Tomorrit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, pjesë e një grupi të trafikut të drogës

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit.

Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023.

Në vendin fqinj ai është arrestuar në tetor 2023 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 drejtësia italiane ka vendosur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.

Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal është bërë nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com