Dhuna familjare: Prangat elektronike mbrojnë viktimat
Viktima paralajmërohet
Nëse autori i krimit afrohet, viktima paralajmërohet nëpërmjet një pajisjeje marrëse dhe “kështu mund të shkojë në një vend të sigurt ose të kërkojë ndihmë në kohë, nëse është e nevojshme”, thuhet në dokument. Policia gjithashtu do të njoftohet automatikisht kur autori i dyshuar i afrohet femrës.
“Futja e monitorimit elektronik të vendndodhjes bazuar tek ligji i mbrojtjes nga dhuna në raste individuale, mund të ndihmojë në parandalimin e vrasjeve ose lëndimeve të rënda trupore”, thuhet nga Ministria Gjermane e Drejtësisë. Jo vetëm që viktimat mund të paralajmërohen më herët, por vetë autorët mund të sillen ndryshe edhe nëse e dinë se po monitorohen.
Pranga elektronike në këmbë do të përdoret tek të ashtuquajturat raste me rrezik të lartë dhe për një periudhë të kufizuar kohore. Gjyqtarët fillimisht do të autorizohen ta urdhërojnë atë për një maksimum prej gjashtë muajsh. Një zgjatje prej tre muajsh në të njëjtën kohë është e mundur, nëse viktima paraqet një kërkesë përkatëse dhe gjyqtarët vlerësojnë se rreziku vazhdon të ekzistojë, sipas draftit./dw
Fraksion.com

