AktualitetTë fundit

Vrasësi iu dorëzua policisë: Dje 40-vjeçari shqiptar shkoi poshtë ballkonit të shtëpisë! Zbardhet dëshmia

40-vjeçari Pantelis Nikolatsi ishte fshehur në një parcelë toke në rrugën Evripidou, në qendër të Volosit, pranë shtëpisë ku ai vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tij.

I fshehur në bar, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë, ndërsa sipas informacioneve nga mediat greke, mbrëmë ai është parë duke ecur jashtë shtëpisë së tij në rrugën Konstanta.

Dëshmitarë thonë se ai vëzhgonte ballkonin e banesës së tij, aty ku vrau nënën e katër fëmijëve të tij.

Ndërkohë në momentin që ai është vënë në pranga, është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte, pretendime që ai i nxjerr si justifikim për krimin makabër.

Ai është shoqëruar tashmë në Departamentin e Policisë dhe fëmijët e tij janë njoftuar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com