AktualitetTë fundit

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një ish-ministër

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Mes tyre, SPAK bën me dije se tre janë deputetë, një është ish-deputet dhe një ish-ministër.

Këto të dhëna janë bërë publike në “regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve” për muajin korrik të publikuar së fundmi.

Në vazhdim të kësaj, është dhe një tjetër pyetje që i drejtohet SPAK-ut: “Pak muaj më parë keni konfirmuar zyrtarisht se keni një ministër nën hetim? Cili është ministri dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurimi ndaj tij/saj?” Dhe përgjigja është e shkurtër:”Një ish-ministër është nën hetim.”

Ndërkohë një tjetër pyetje që i është drejtuar SPAK-ut është kjo: “Nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?

Hetimet për krimet zgjedhore

Nga 43 procedimet penale të regjistruar për krime zgjedhore:

•          22 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

•          1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

•          9 janë nisur kryesisht nga SPAK.

•          3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

•          3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

•          4 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

•          1 është ndarë nga një procedim tjetër penal

Nga 43 procedime penale të regjistruara gjithsej rezulton se:

•          39 janë në hetim

•          1 procedim penal është dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim.

•          1 procedim penal është pezulluar.

•          1 procedim penal është dërguar për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

•          1 procedim penal është bashkuar me një procedim tjetër penal.

Nga totali i procedimeve/hetimeve:

•          35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

•          4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

•          1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

•          1 procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës).

•          1 procedim është regjistruar sipas nenit 329 (kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje).

•          1 procedim i ndarë është regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje)./tvklan.al

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com