AktualitetTë fundit

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara me vlerë 35 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie është vënë në pranga pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu është proceduar penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar edhe medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Policia e Tiranës, njoftoi sot se, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com