AktualitetTë fundit

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz

Një punonjës i Bashkisë Fushë Arrëz është arrestuar nga policia pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre.

Shtetasi P. L., 61 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij A. D., si dhe familjarët e këtij të fundit.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com