AktualitetTë fundit

Vrasja me thikë e 30-vjeçarit në Divjakë! Mësohet arsyeja, ja pse ndodhi krimi

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në zonën e Divjakës. Mësohet sesi pasojë e një konflikti, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

 Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Viktimë në ngjarje mbeti 30-vjeçari Besmir Kumria.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xhesion Toromeni 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Toromeni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com