AktualitetTë fundit

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.

Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.

Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com