Petri Bozo: Kemi përjashtuar vajza të bukura nga Miss-et, sepse u mungonte truri!
I ftuar në episodin e fundit të këtij sezoni të “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë Petri Bozo.
–Sa inteligjente duhet të jetë një Miss, për të qenë një Miss?
-Pse u vonove kaq shumë për këtë?
-Nuk është se u vonova, por deri në momentin që nuk kishim një përfaqësim jashtë, dhe nuk kuptonim çfarë ndodhte në kompeticionet botërore të nivelit të lartë, mund t’i toleronim këto gjëra. Kur pamë që përfaqësimi jonë si konkurrent edhe si shtet, çalonte pikërisht tek ky segment… mangësia e të folurit dhe të shprehurit lirshëm në gjuhë të huaj, raportet që duhet të kishte me leximin një vajzë… Kësht që dilluam t’i kushtojmë shumë vëmendje dhe u bënë vite, gati më shumë se 10 vite që ne japim çmimin “Miss Inteligjenca”. Kiara Tito për shembull ka fituar “Miss Inteligjenca” tek Miss Shqipëria.

