AktualitetNATO/BESport

Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s përshëndet diskutimin “e shkëlqyer” midis shefave të mbrojtjes së NATO-s

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s patën një “diskutim të shkëlqyer dhe të sinqertë” gjatë një video-konference mbi rezultatet e bisedimeve të fundit rreth konfliktit në Ukrainë, tha të mërkurën kryetari i komitetit ushtarak të aleancës.

Admirali italian, Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, theksoi se 32 shefa të mbrojtjes nga e gjithë aleanca zhvilluan një konferencë me video, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftimeve.

“Në #Ukrainë, ne konfirmuam mbështetjen tonë. Prioritet vazhdon të jetë një paqe e drejtë, e besueshme dhe e qëndrueshme”, shkroi Admirali Giuseppe Cavo Dragone në një postim në platformën e mediave sociale X.

Shefat e mbrojtjes së NATO-s e zhvilluan të mërkurën një “diskutim të hapur” mbi garancitë e mundshme të sigurisë që mund t’ia japin Kievit për ta ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për paqe, e cila do t’i jepte fund luftës mbi trivjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

Disa vende, si Lituania dhe ndonjë tjetër, ishin dakord për dërgimin e trupave ne Ukrainë si garanci, por në fund u mor vendimi që për momentin nuk do të ketë trupa të NATO-s, përvecse ndihmë ushtarake.

SHBA ishte e para që e përjashtoi dërgimin trupave amerikane në Ukrainë dhe me sa duket, edhe vendet evropiane kanë marrë një vendim të tillë. Gjithsesi, ky është një vendim provizor, në varësi të zhvillimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com