AktualitetKosovaTë fundit

Kosova s’ka Kuvend, deputetët nuk i votojnë LVV as Donika Gërvallën pas Haxhiut

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares. Votimi u  mbajt i hapur.

Por Albulena Haxhiu ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentare, pas votimit të hapur të mbajtur në seancën konstituive. Për të votuan 57 vota për, 56 ishin kundër dhe 3 abstenim.

Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.

Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.

Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com