Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, ja si paraqitet situata ditën e sotme
Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00.
Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re. Forcat (rreth 60) nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të punuar për parandalimin e depërtimit të mëtejshëm në masivin pyjor të zonës së mbrojtur.
Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave.
Fraksion.com

