Humb jetën 55 vjeçari, u rrëzua pa jetë sapo doli nga klinika dentare në Bilisht
Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo doli nga klinika dentare në Bilisht.
Mësohet se ai ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.
Fraksion.com

