AktualitetTë fundit

Zjarret në Fushë-Arrëz, Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet Arabe vendosën nën kontroll flakët

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën e Fushë-Arrëzit ku edhe gjatë ditês së sotme është ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Vengu deklaron se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.
Ministri ka vlerësuar bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, thekson ministri Vengu.

 

Fralsion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com