AktualitetBota+Të fundit

Putini nuk është mësuar të pyetet kaq publikisht

Putini i veshur me këmishë të bardhë, kostum të zi dhe kravatë të kuqe, ishte ulur në një karrige prej druri ngjyrë kafe, përpara një sfondi me fjalët Alaska 2025 dhe Ndjekja e Paqes

Vetëm pak çaste më parë, mediat ttansmetuan gazetarë të huaj duke i bërë pyetje Vladimir Putinit gjatë ceremonisë së tij të mirëseardhjes në Alaska.

Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që presidenti rus e ka gjetur veten në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur që nuk kontrollohen nga Kremlini.

Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë i mbulojnë ngjarjet.

Pyetje të paautorizuara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë.

Sot gazetarët kanë arritur tashmë t’i bëjnë pyetje Putinit, të tilla si “kur do të ndaloni së vrari civilë?” dhe “pse Trump duhet t’u besojë fjalëve tuaja?”

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse presidenti rus i dëgjoi pyetjet – por nëse ai del për një konferencë për shtyp, do të jetë e pamundur të shmangen plotësisht temat e pakëndshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com