AktualitetBota+Të fundit

Ndalesa e pazakontë e Putinit gjatë rrugës për në Alaska, viziton një fabrikë peshku para takimit me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një ndalesë të pazakontë në udhëtimin e tij nga Moska drejt Alaskës, ku ditën e sotme do të zhvillojë një takim të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar mbi përfundimin e mundshëm të luftës në Ukrainë.

Putin është ndalur në Magadan, në lindjen e largët të Rusisë, ku ka vizituar një fabrikë të përpunimit të peshkut

Takimi mes Putin dhe Trump do të zhvillohet në Anchorage të Alaskës, ndërsa samiti pritet të nisë zyrtarisht në orën 21:30 me orën lokale të Shqipërisë.

Trump po ashtu është nisur drejt Alaskës nga Shtëpia e Bardhë më herët duke udhëtuar me avionin presidencial Air Force One.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com