Vengu: Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci në ndihmë kundër flakëve në Skënderbegas të Gramshit
Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci janë bashkuar në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në Skënderbegas të Gramshit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se “në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi”.
“Në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në zonë, janë dislokuar edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci, për të mbyllur përfundimisht një front të vështirë dhe për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi të zjarrit”, theksoi Vengu.
Fraksion.com

