Zelensky dhe kancelari Merz pas telefonatës me Trump dhe udhëheqësit evropianë, zbulojnë çfarë u arrit
Videokonferenca midis Presidentit të SHBA- së Donald Trump, homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë ka përfunduar përpara takimit të udhëheqësit të SHBA-së me Presidentin rus Vladimir Putin.
Në një konferencë për shtyp në Berlin pas bisedimeve me Trump, Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së mbi Ukrainën, kancelari gjerman tha se siguria e Ukrainës ishte e garantuar nga samiti i Alaskës. Friedrich Merz tha se “ne e bëmë të qartë se Ukraina duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe se siguria e vendit duhet të garantohet”.
“Një armëpushim kërkohet që në fillim, pas së cilës mund të arrihet një marrëveshje kornizë”, tha Friedrich Merz.
“Ne ramë dakord me Trumpin për parimet e paqes”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme që çdo gjë që lidhet me Ukrainën të diskutohet me Ukrainën. Rusia nuk duhet të ketë fjalën e fundit për çështjet kufitare. Së pari, duhet të ketë një armëpushim në mënyrë që të mund të negociojmë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me Merzin pas telefonatës së tij me Trumpin.
“Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim me Putinin”, tha Presidenti francez Macron në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “Trump tha se çdo shkëmbim territoresh duhet të negociohet nga Ukraina”. Dhe përsëri: “Është e rëndësishme që Europa të dëgjohet para samitit të Alaskës”.
Duke folur në Fort Bregancon pas bisedimeve, Macron shtoi se iniciativa u “mbështet” nga Franca. Presidenti francez theksoi gjithashtu se “shkëmbimi territorial” duhet të diskutohet me Kievin.
Fraksion.com

