AktualitetPolitikë

Situata me Focus Media Group, delegacioni i BE: Mosmarrëveshjet midis palëve të zgjidhen duke respektuar ligjshmërinë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë deklaroi sot se po ndjek nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediet e saj.

“Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore”, thekson zyra e BE në Tiranë.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, shton delegacioni i BE-së.

Zyra e BE nënvizon se, “këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”.

Mëngjesin e së shtunës, Policia e Shtetit kërkoi lirimin e godinës së televizionit News24.

Aksioni i policisë erdhi pasi kontrata e grupit mediatik për godinën që dikur ishte e Uzinës së Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com