AktualitetPolitikëTë fundit

“Situata e zjarreve jashtë kontrollit”, Berisha: Duhet të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, në dhjetëra zona situata e zjarreve është jashtë kontrollit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “në të katër anët e vendit u panë tmerre nga flakët dhe zjarret e papërmbajtura, në të cilat u dogjën mijëra hektarë pyje, kullota, dru frutorë. Me dhjetëra shtëpi, gjë e gjallë. Humbën jetën njerëz, u plagosën, u dogjën me djegie të shkallëve të ndryshme, një seri qytetarësh”.

“Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë në flakë si dy ditët e fundit. Por kjo gjendje emergjence kombëtare i gjen qytetarët shqiptarë nga jugu në veri, pothuajse tërësisht të braktisur nga narkoshteti”, tha kreu i PD.

Sipas tij, “Delvina është e rrethuar nga flakët, fshatrat e Fushë Arrëzit gjithashtu”.

Në Gramsh, theksoi Berisha, “vazhdon shkatërrimi dhe djegia e gjësë së gjallë”.

“Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit”, tha ai, teksa shtoi se, “në qoftë se ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare”.

“Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale”, u shpreh Berisha.

“Kjo është një emergjencë kombëtare. Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive.”

“Mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij.”

“Me 21 milion euro për charter avion të shpenzuara personalisht nga ai, me 10 milionë satelitet, me 7 milionë Giro d’Italia, Shqipëria do kishte dy kanadere dhe 200 zjarrfikëse më shumë.”

Pas llogarive të Kryeministrit për blerjet e avionëve dhe shkaqeve më komplekse për të cilat tha se nuk kanë kursyer edhe vende si Greqia, Spanja dhe Italia, Berisha reagoi ashpër:

“Duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 mijë njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin.”

Sipas kreut të opozitës, Shqipëria disponon mjete të para 10–15 vitesh, dhe se kamionët e ushtrisë nuk përdoren për evakuime të banorëve, por për të rrëmbyer kompjuterat e gazetarëve, duke iu referuar ndërprerjes së sinjalit të News 24.

.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com