Natë paniku në Delvinë, vatrat e zjarrit janë ende aktive. 10 qytetarë shtrohen në spital të asfiksuar nga tymi
Një natë tmerri dhe frike ishte kjo që kaloi për Delvinën.
Lufta me zjarrin ishte heroike. Forca të shumta zjarrfikëse, këto të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit nga afërsia e qytetit. Ende mbi Delvinë, andej edhe nga erdhi, nga zona e Kakodhiqit vazhdon të ketë vatër zjarri.
Gjatë natës në kushtet e krijuara nga zjarri dhe tymi në Delvinë rreth 10 qytetarë, ku 4 prej të cilëve nga forcat e ushtrisë kanë marrë ndihmë mjekësore nga asfiksia, në mjediset e Kinotetatrit ku u vendos përkohësisht spitali i emergjencës.
Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fraksion.com

