AktualitetTë fundit

Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate ferri mes flakëve

Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale.

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi tregon qartë gjurmët që la pas ai zjarr i paimagjinuar.

Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit.

Sikurse duket edhe në foton e mësipërme, të rraskapitur pas zjarrit apokaliptik në Delvinë, zjarrfikësit janë shtrirë për të pushuar në stole e në tokë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com