AktualitetTë fundit

Flakët e zjarrit përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit. Çdo minutë konsiderohet kritike, ndërsa flakët vazhdojnë të mbulojnë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com