AktualitetTë fundit

Vengu: Operacione nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve në Syrin e Kaltër dhe 3 bashki

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend, ndërsa u shpreh se aktualisht vijojnë operacionet nga toka dhe ajri në  Fushë Arrëz, Syrin e Kaltër, Tiranë dhe Tepelenë.

Vengu siguroi se “bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji dhe të gjitha strukturat ushtarake dhe civile të Mbrojtjes jemi në gatishmëri maksimale për të përballuar situatën e zjarreve nga veriu në jug”.

“Mëngjesin e sotëm, pas vënies në kontroll të situatave delikate në disa zona të banuara, operacionet nga toka dhe ajri vijojnë në Fushë Arrëz, Syrin e Kaltër, Tiranë dhe Tepelenë”, shtoi ai.

Vengu uroi po ashtu gjeneral lejtënant Arben Kingjin, i dekretuar tashmë për një mandat të dytë si shef i Shtabit të Përgjithshëm.

“Përvoja e pasur dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Gjeneral Lejtënant Arben Kingjit janë garanci që Forcat tona të Armatosura do të vijojnë të modernizohen dhe të fuqizohen si asnjë herë më parë në këto tre dekada”, shtoi ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com