AktualitetTë fundit

Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një person i bllokuar brenda, MM thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat

Rëndohet situata në Gramsh.

Raportohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda.

Situata është alarmante në disa fshatra të Gramshit, përfshirë Skënderbegas, Kullolas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Top Channel mëson se deri më tani Gramshi ka vepruar vetëm me zjarrfikëset e veta dhe punonjës vullnetar, asnjë ndihmë nga ushtria dhe emergjencat.

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat:

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com