AktualitetTë fundit

Përkeqësohet situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Gramsh

Përkeqësohet situata me zjarret në juglindje të vendit. Këtë të martë, më 11 gusht, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhrin për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në tre fshatra të bashkisë së Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

“Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.”, thuhet në njoftim.

Zjarret, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era, po përhapen me shpejtësi në një terren të thyer malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen tokësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri me helikopterë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të ndihmuar në shuarjen e vatrave aktive.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com