Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve. MM thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat
Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.
Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve.
Nndërsa konfirmohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Në Gramsh ka humbur jetën një i moshuar rreth 80 vjeç.
Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv, sipas të cilave viktima është asfiksuar nga tymi i zjarreve
Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.
Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.
Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.
Përshkallëzimi dramatik i zjarreve në fshatrat Kullollas dhe Bletëz të bashkisë Gramsh ka detyruar reagimin urgjent të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe emergjencës në vend.
Evakuimi i banorëve nga tre fshatra ,Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë është në vijim, ndërsa mbrojtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve është prioritet absolut.Ministri Hixha ka deklaruar se “çdo burim shtetëror është në dispozicion të menaxhimit të kësaj emergjence”, ndërsa drejtori Çako po koordinon nga afër veprimet në terren për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar
Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për bashkëpunim nga komuniteti, duke theksuar se situata mbetet tepër e rrezikshme dhe kërkon mobilizim të plotë institucional dhe qytetar.Gramshi ndodhet përballë një prove të vështirë ,solidariteti dhe veprimi i shpejtë janë çelësi për të shmangur tragjedi të mëdha.
Fraksion.com

