AktualitetRajoniTë fundit

Ballkani po përballet zjarret, 51 vatra zjarri edhe në Kosovë, angazhohet KFOR

Qindra zjarrfikës dhe ushtarë po luftojnë kundër zjarreve në disa vende të Ballkanit. Gjatë ditëve në vazhdim këto vende do të jenë nën darën e të nxehtit me temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Në Malin e Zi fqinj forcat e emergjencës mbrojtën nga flakët dhejtra shtëpi në periferi të Podgoricës. Zjarri kishte shpërthyer në një “terren mjaft të vështirë për t’u kaluar”, u tha gazetarëve drejtusi i Agjencisë së Shpëtimit, Nikola Bojanovic. Gjatë pasdites të hënën tymi dukej edhe në kodrat mbi Podgoricë.

Në Split të Kroacisë gjatë natës duke gdhirë dita e hënë kanë qenë në terren rreth 150 zjarrfikës kundër një zjarri në pyll.

Regjistrohen 51 vatra zjarri në Kosovë, angazhohet edhe KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se dje gjatë periudhës raportuese 14:00-20:00 janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 19 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç njësive të zjarrfikësve, është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe të gjithë qytetarëve që kanë dhënë ndihmën e tyre në përballimin e kësaj situate

Vala e të nxehtit vazhdon me temperature rreth 40 gradë

Ballkani dhe vendet në hapësirën e Mesdheut që nga korriku po përballen me të nxehtit ekstrem dhe zjarret në pyje. Në Shqipëri, që nga fillimi i korrikut, sipas Sistemit Europian të Informimit për Zjarret (EFFIS) është djegur gati 34.000 hektar truall. Policia në shumë raste dyshon për zjarrvënie të qëllimshme dhe më shumë se 20 të dyshuar janë arrestuar.

Vala e të nxehtit në Ballkan do të zgjasë. Në Serbi, Bosnje dhe Kroaci temepraturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com