AktualitetPolitikëTë fundit

Shembet objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga shembja  me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh pa leje në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Rama e cilëson këtë operacion si “përballje me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi”.

Kryeministri thekson se “do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në disa qytete të vendit, si pjesë e masave për rikthimin e hapësirave publike dhe respektimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

Një objekt tre katësh beton-arme pa leje është shembur me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Ashtu siç kishte njoftuar, Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit në orën 07:30, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.

Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant.

IKMT sqaron se në bashkëpunim me policinë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme, duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Vlorë-Orikum.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com