Përplasi me makinë punonjësin e policisë dhe u largua nga vendi i aksidentit: Në pranga 33-vjeçari
Një 33-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi përplasi me makinë një punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin. Më pas ai u largua nga vendi i aksidentit.
Policia arriti ta lokalizonte makinën e përfshirë, por në atë moment ajo drejtohej nga një 37-vjeçar i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Për këtë të fundit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën edhe një sasi kokaine. Ndërkohë polici i aksidentuar pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar drejt banesës pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com

