“Natë e vështirë në Finiq”, ministri Vengu: U evakuuan dy fshatra dhe u rrezikua Hidrocentrali i Bistricës
Mbrëmja e kaluar ka qenë një natë e vështirë dhe tepër sfiduese në zonën e Finiqit, ku vatrat e zjarrit të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar seriozisht jetën, pronat dhe infrastrukturën strategjike në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale mëngjesin e 10 gushtit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar se zjarrfikësit e bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetur nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe dhjetëra vullnetarë, kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj
Sipas Vengut, situata ishte veçanërisht e rrezikshme në Livinë dhe Ardhasovë, ku u realizuan evakuime të përkohshme të banorëve si masë parandaluese për mbrojtjen e jetës.
“U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar. “, tha ministri.
“Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.
Fraksion.com
Fraksion.com

