Rama: Riparohet aksi Qafë Thanë-Doganë, lehtësohet qarkullimi i automjeteve
Punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë, me gjatësi 3 km, një nga akset më të rëndësishme që lidh Shqipërinë me vendet fqinje kanë përfunduar.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në rrjetet sociale se këto ndërhyrje kanë për qëllim kryesor lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore në këtë zonë të frekuentuar nga qarkullimi i automjeteve, përfshirë ato të transportit ndërkombëtar.
Punimet përfshinë riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara, vendosjen e sinjalistikës horizontale, si dhe përmirësimin e sinjalistikës vertikale për një orientim më të mirë dhe përforcim të masave të sigurisë në rrugë.
Ky investim vjen në një kohë kur fluksi i automjeteve në këtë segment është në rritje, duke pasur parasysh rëndësinë e tij strategjike në lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore. Projekti përfshiu si sinjalistikën horizontale, ashtu edhe atë vertikale.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore.
Fraksion.com

