AktualitetTë fundit

Dhunoi personazhin e njohur publik Genard Hajdini dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

40-vjeçari që dhunoi personazhin e njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babanë e tij është vënë nën hetim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G”, sipas njoftimit të policisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com