AktualitetPolitikëTë fundit

“Më shumë siguri për pacientët”, Rama: Receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social facebook, thotë se zbatimi në shkallë kombëtare i recetës mjekësore ka nisur në formatin unik.

Sipas Ramës, kjo reformë që synon të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimit shëndetësor në vend.

Më tej ai shton se ky format sjellë me shumë siguri për pacientët , më pak burokraci për mjekët e farmacistët, si dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë.

“Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor:

Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin

Më shumë siguri për pacientët

Më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët

Trajtim dhe ndjekje më e saktë”, shkruan Rama.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com