Life StyleTë fundit

Dua Lipa zgjedh bregdetin shqiptar për pushime

Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa ka zgjedhur të pushojë në jugun piktoresk të Shqipërisë.

Këngëtarja me famë botërore ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto mahnitëse të rivierës shqiptare, ku shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe një perëndim dielli magjepsës.

“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi Dua në mbishkrimin që shoqëronte foton, duke e quajtur Shqipërinë “shtëpi”.

Foto/ Dua me pushime në shtëpi, në Shqipëri!

Vetëm pak ditë më parë, artistja ndezi skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë me një performancë energjike që mblodhi yje dhe fansa nga e gjithë bota.

Dua Lipa, e cila ka shtetësinë e Kosovës, Shqipërisë dhe Britanisë, ka promovuar shpesh kulturën dhe bukuritë e vendit të saj përmes pranisë ndërkombëtare dhe projekteve artistike./ TAR

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com