Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe katër të plagosur, emrat
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

