Shqipëria pjesë e deklaratë së përbashkët mbi kërcënimet shtetërore nga shërbimet e inteligjencës iraniane
Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Franca, Kanadaja, Holanda, Austria, Suedia, Spanja, Çekia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një deklaratë të përbashkët mbi kërcënimet shtetërore nga shërbimet e inteligjencës iraniane.
Në këtë deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë thuhet se, Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Franca, Kanadaja, Holanda, Austria, Suedia, Spanja, Çekia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dënojnë numrin në rritje të kërcënimeve që burojnë nga shteti iranian përmes shërbimeve të tij të inteligjencës në territoret tona përkatëse.
Këto vende i konsiderojnë këto lloj sulmesh, pavarësisht objektivit të tyre, si shkelje të sovranitetit dhe janë të vendosura t’u japin fund menjëherë këtyre aktiviteteve të paligjshme në territoret përkatëse.
“Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të dënojnë numrin në rritje të kërcënimeve shtetërore nga shërbimet sekrete iraniane në territoret tona përkatëse.
Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve sekrete iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe intimiduar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Këto shërbime po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me organizatat kriminale ndërkombëtare duke synuar gazetarët, disidentët, qytetarët hebrenj dhe zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo është e papranueshme.
Ne i konsiderojmë këto lloje sulmesh, pavarësisht nga objektivi, si shkelje të sovranitetit tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin dhe u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë t’u japin fund aktiviteteve të tilla të paligjshme në territoret tona përkatëse”, thuhet në deklaratë.
Fraksion.com

