AktualitetPolitikëTë fundit

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”, Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm Igli Hasani, pasi ky i fundit dërgoi një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare menjëherë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha e akuzoi Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri.

 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Kujtojmë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri.

Në lidhje me pretendimet e sotme të kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, MEPJ sqaron se, “siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre”.

“Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova”, thekson MEPJ.

“Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues”, shton MEPJ.

“Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë”, nënvizon MEPJ.

MEPJ bën të ditur se, mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com