AktualitetKosovaTë fundit

Familjarët e tij e gjetën të vrarë dhe groposur, ky është viktima i zhdukur në Lipjan të Kosovës

Personi që shihni më lart në foto është Enver Bajraktari, personi i cili u gjet nga familjarët e tij një ditë më parë, i vrarë dhe i groposur.

Viktima u gjet në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit të Kosovës, teksa më parë ishte denoncuar i zhdukur nga të afërmit e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila sipas mediave vendase njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com