Drafti për Kodin e ri Penal, “U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe godet konkurrencën e lirë
Sipas tij, propozimet e reja synojnë të krijojnë me qindra e mijëra raste të reja penale që do të përdoren për të dënuar qytetarët me burgim, përfshirë edhe gazetarët dhe lirinë e shprehjes.
Berisha: Në daljen time të parë pa arritur dot një vështrim të plotë e kam cilësuar atë si kodi penal i narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret. E vërteta është që unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur ta lexoj, se ai doli një ditë të shtunë që e paraqiti Ulusiu me një vegël të ish sigurimit të shtetit, Arben Rakipin në krah, por sapo pashë Ulusiun kuptova që kodi vjen nga zyrat e Ramës.
Me ato nene që arrita të shoh konstatova se ai kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale për të dënuar me burg qytetarin.
A mund të imagjinoni ju që ajo përveçse Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë.
Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg.
Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm.
Fraksion.com

