“Continental Strategy” kërkon heqjen e “non-gratës: së tij në DASH, Berisha: Kompania është transparente, jo mafioze
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët në lidhje me një letër të kompanisë lobuese amerikane Continental Strategy, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, ku fillimisht thuhej se Berisha ishte në pension dhe jashtë angazhimeve politike. Më pas, letra u korrigjua, duke sqaruar se ai është kryetar i PD-së, por pa funksione qeveritare.
Berisha zgjodhi të mos japë komente konkrete mbi këtë çështje, duke u distancuar nga përmbajtja dhe autorsia e letrës.
Pyetje: Pak ditë më parë është publikuar një letër e kompanisë lobuese që i drejtohej DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non grata sepse nuk merreshit me politike. Pak ditë më vonë, letra u korrigjua duke i thënë që jeni kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Rubios ka qenë me informacionet që ka mbledhur vetë?

