Përmbyset zetori në Devoll dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar, dyshohet se…
Sipas informacioneve paraprake, viktima e mundshme është një 75-vjeçar, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit. Dyshohet se plagosjet janë fatale, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse ai ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se zetori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.
Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet e mëtejshme dhe të konfirmojë identitetin dhe gjendjen e saktë të të moshuarit.
Fraksion.com

