Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal! Zbulohen bashkëpunëtorët e Flodian Plakut, i plotësonin ‘të gjitha kushtet
Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela informoi sot mbi zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.
Ndërkohë zbulohen rolet e bashkëpunëtorëve të Flodian Plakut, që fshihej në një hotel në Orikum.
I arrestuari Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.
Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.
Në momentin e ndërhyrjes, forcat e policisë arrestuan 42-vjeçarin Flodian Plaku, ndërsa gjatë operacionit u ndalua edhe Julian Aliaj. Ky i fundit mbante me vete një armë zjarri (pistoletë) dhe rezulton të ketë qenë më parë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.
Fraksion.com

