“Do gjurmojë deportimet dhe tejkalimeve të vizave”, Palantir merr kontxratë me Ushtrinë Amerikane me vlerë deri në 10 miliardë dollarë
Palantir, kompania e fuqishme e të dhënave dhe inteligjencës artificiale me lidhje të thella me organet e sigurisë kombëtare të SHBA-së, ka fituar një kontratë shumëmiliardë dollarëshe për të drejtuar softuer dhe të dhëna të Ushtrisë Amerikane.
Marrëveshja, e njoftuar të enjten, konsolidon kontrata të shumta në një marrëveshje të vetme ndërmarrjeje që i lejon ushtrisë të blejë produktet e Palantir gjatë dekadës së ardhshme me një vlerë deri në 10 miliardë dollarë.
“Duke përmirësuar proceset tona të prokurimit dhe duke shfrytëzuar zbritjet në nivel ndërmarrjeje, ne jo vetëm që po rrisim efektivitetin tonë operacional, por edhe po maksimizojmë fuqinë tonë blerëse”, tha shefi i informacionit të Ushtrisë Leo Garciga.
Palantir, një kompani amerikane e analizës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale, ka një shtrirje që përfshin ekonominë globale, me bankat, spitalet, qeverinë amerikane dhe ushtrinë izraelite midis listës së klientëve të saj gjithnjë në zgjerim.
“Ne duam dhe kemi nevojë që ky vend të jetë vendi më i fortë dhe më i rëndësishëm në botë”, deklaroi së fundmi Alex Karp, CEO i Palantir, në një konferencë klientësh në Palo Alto të Kalifornisë.
Palantir u themelua në vitin 2003 nga Peter Thiel – konservatori më i shquar i Silicon Valley me lidhje të gjata me administratën Trump – Karp dhe të tjerë me mbështetjen e CIA-s.
Në tremujorin e parë, kompania mori 373 milionë dollarë nga qeveria amerikane, një rritje prej 45 përqind nga viti i kaluar.
Këtë pranverë, autoritetet federale të imigracionit (ICE) i dhanë kompanisë një kontratë prej 30 milionë dollarësh për të zhvilluar një platformë të re për gjurmimin e deportimeve dhe tejkalimeve të vizave.
Fraksion.com

