“Nuk ka më lojë macja me miun”, Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Do ketë ndëshkime që të mos u shkojë më mendja…
Në një deklaratë të bërë gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook, Rama tha se procesi do të vijojë “hap pas hapi” dhe me durim, por edhe me vendosmëri të plotë ndaj atyre që abuzojnë.
“Duhet durim sepse janë shumë raste dhe disa nuk marrin vesh. I thua shtyhu, ata shtyhen më përpara. Kjo do adresohet një nga një,” theksoi Kryeministri.

