Lirohen nga detyra katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë janë shkarkuar nga detyra.
Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë liruar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg, vazhdon detyrën.
Fraksion.com

