AktualitetPolitikëTë fundit

“Laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve”, Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri

Kreu i PD në një konferencë për mediat ditën e sotme ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë e vdekur.

Ai u shpreh se në qarkun e Fierit, ku drejtuese politike e PS ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku ka pasur “patronazhim” për të joshur votuesit.

Sipas tij një laptop i Ballukut ka pasur gjithë dokumentet se si “patronazhistët e saj miklonin me punë e oferta për punë qindra dhe mijëra qytetarë në Fier”.

“Laptopi i Lubi Ballukut mbante gjithë dokumentet se si patronazhistët e saj miklonin me punëra e oferta për punë me qindra e mijëra qytetarë. Këta banues në qytetin e Fierit. Në Fier lubia me votat e diasporës ka marrë 92%, ka pasur ndikim si Assadi i Sirisë, i cili merrte 95% të votave në zgjedhje”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com