AktualitetPolitikëTë fundit

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, në Parlament do të shkojë…

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit.

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore

Rusmajli: Avokati i kujt jeni

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Jam përfaqësues i “Shqipëria Bëhet”. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë.

Më tej, KAS i cilësoi nuk dorëheqjet e kandidatëve.

KAS dëshiron të theksojë se akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është nul dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që në kuptim të ligjit është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton prishjen e listës së atij subjekti dhe kjo pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje”, argumentoi relatori Cefa.

KQZ kishte vendosur që mandatin në koalicionin e “Nismës Shqipëria Bëhet” ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin. Pas kësaj, Lapaj pretendoi se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkoi të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com