AktualitetTë fundit

Vengu: 953 forca dhe 56 mjete zjarrfikëse të angazhuara në shuarjen e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije sot se Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC-së dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe me operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.

Ministri Vengu ndau pamje të një prej operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve në Borsh, ndërsa u shpreh se “të angazhuar në terren sot janë 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian”.

Vengu nënvizoi se operacionet po zhvillohen në këto zona:

Parku Kombëtar i Lurës – Dibër

Zall Gjoçaj – Mat

Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos

Kalasë – Delvinë

Markat – Konispol

Piqeras e Sasaj – Himarë

Fang e Kulme – Rrëshen

Dishnicë – Korçë

Parku i Prespës – Pustec

Fushëbardhë e Skërficë – Gjirokastër

Dragobi – Tropojë

Mali i Shkëlzenit – Tropojë

Shëngjergj – Tiranë

Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com